UEFA ka ndryshuar kohën e zhvillimit të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shkruan The Sun.
Që nga sezoni 2018/19 dy ndeshje do të zhvillohen nga ora 19:00, kurse gjashtë të tjera nga ora 21:00, transmeton Koha.net. UEFA thotë se ky ndryshim është bërë në mënyrë që fansave t’iu mundësohet që të shikojnë më tepër ndeshje. Një format i ngjashëm përdoret tani në Europa Ligë, në të cilën disa ndeshje zhvillohen në ora 19:00 dhe disa nga ora 21:00.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s gjithashtu ka bërë të ditur planet për t’iu dhënë bonuse fituesve të më hershëm të Ligës së Kampionëve për koeficienteve përmes së cilëve do të ketë shorte më të përshtatshme për ta.
Nga këto ndryshime do të përfitojnë gjigantët si Milan, dhe Inter, por kjo shkon në dëm të ekipeve si Manchester City e Leicesteri. Është konfirmuar gjithashtu se finalja e Ligës së Kampionëve më 2018 do të mbahet në Kiev, kurse ajo e Europa Ligës do të mbahet në Lyon. (b.an)