Mbrojtësi i Manchester Cityt, Gael Clichy është duke u kënaqur me mundësinë që të luajë në pozita të ndryshme këtë edicion nën drejtimin e Pep Guardiolas.
Sipas mbrojtësit, Clichy, Guardiola ende është duke u mësuar me futbollin anglez, transmeton “Zëri.info”.
Djelmoshat e Guardiolas kanë fituar dy ndeshje e fundit ndaj Watfordit dhe Arsenalit, duke u renditur në vendin e tretë në tabelë, shtatë pikë larg kryesuesit, Chelseat.
“Nuk mendoj se jemi duke luajtur në maksimumin tonë.Trajneri ende është duke u përshtatur me futbollin anglez.Ne duhet të presim dhe të shikojmë.Ne besojmë se pas ndeshjes me Watford-in, diçka ka ndryshuar.”, u shpreh perfaqesuesi francez, i cili po ashtu thotë se është shumë i kënaqur nën drejtimin e spanjollit, citohet “ZËRI”. (b.an)