Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka bërë publike dhuratën që ka marrë nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.
“Kam marrë këtë dhuratë nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, është e rëndësishme, do të thosha pjesë bazike e grave serbe në kostumin tradicional – jelek”, ka shkruar Zakharova.
Ajo më tej është shprehur shumë e çuditur se si Daçiç ia kishte pikasur numrin e veshjeve, përgatiti Koha. (b.an)