Ndalohet një shtetas i dënuar me 4 vjet e 10 muaj burg.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim bënë të mundur ndalimin e shtetasit:
• Bukurosh Dani 26 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër e ka dënuar me 4(katër)vjet e 10 muaj burg , për veprat penale të “Armëmbajtjes pa leje”dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar në nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.
Shtetasi i mësipërm i’u dorëzua Efektivave të Komisariatit të Policisë Dibër për veprime të mëtejshme./a.m.