Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me DocuTIFF dhe Universitetin e Arteve në Tiranë, synon t’u japë gjallëri mbrëmjeve verore në zonën pedonale të Bulevardit dhe Sheshit Nënë Tereza me një përmbledhje kinematografike te titulluar “10 Netët e Kinemasë Italiane”.
Përmbledhja do të vijë çdo të mërkurë nga data 1 korrik deri më 2 shtator, ora 21:00 në ambientet e Teatrit të hapur të Univesitetit të Arteve në Tiranë.
Filmi i parë do jetë “L’intrepido” me regji të Gianni Amelio-s. Filmi, i cili ka si protagonist Antonio Albanese, është xhiruar pjesërisht në Shqipëri, vend i rivizituar nga regjisori, pas gati njëzet vitesh nga filmi L’America.