Të paktën 27 ushtarë dhe milicianë proregjimit u vranë që prej të enjtes në mbrëmje në sulme të grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) pranë Palmirës, në qendër të Sirisë, njoftoi sot Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
ISIS-i kishte rimarrë më 11 dhjetor qytetin antik të Palmirës, të regjistruar nga UNESCO si trashëgimi botërore të njerëzimit, pasi u largua në mras nga forcat e regjimit të mbështetura nga ushtria ruse.
Grupi xhihadist përpiqet të përparojë në provincën Homs, ku ndodhet edhe Palmira, duke përfituar nga zhvendosja e trupave të regjimit në frontin e Alepos, qyteti i dytë i vendit që sapo kaloi nën kontrollin e plotë të qeverisë./a.m.