Dy gra janë përfshirë në një konflikt që ka degjeneruar në dhunë fizike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bej të Klosit, ndërsa shtetaset në fjalë janë rrahur me njëra-tjetrën duke përdorur edhe mjetet e forta.
Shkak i konfliktit është bërë ruajtja e bagëtive, ndërsa më pas janë përfshirë edhe bashkëshortët e tyre.
Mësohet se të dyja palët janë paraqitur në polici për të bërë kallëzimet përkatëse, ndërkohë që të dy gratë janë dërguar në spital.