Shtetasi Marjan Levanti, ka plagosur me thikë prindërit e ish-bashkëshortes së tij, historianes së njohur Elena Kocaqi, pedagoge në Universitetin e Durrësit.
Ish-vjehrri Ferit Kocaqi, ish-vjehrra Qanie Kocaqi dhe ish kunati i Levantit A. Kocaqi, kanë mbetur të plagosur pasi kanë marrë plagë në trup me thikë, të goditur nga ish-dhëndri i tyre.
Levanti ka shkuar në banesën e Elena Kocaqit dhe pasi ka debatuar me ish-vjehrrin, ka nisur të qëllojë me thikë.
Shkak për këtë ngjarje, sipas policisë, mendohet se është divorci i çiftit ndërsda të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia arrestoi Marian Levantin rreth 2 orë pas ngjarjes.
Kush është Marian Levanti?
Marian Levanti ka qenë i proceduar nga policia edhe më parë për plagosje me thikë.
Pikërisht kjo ngjarje dyshohet se ka qenë si shkak edhe për vrasjen e vëllait të tij në shkurt të vitit 2013-ë, Ardian Levanti, 28 vjeç.
Policia ka arrestuar Pjetër Gjinin nga Rrësheni për vrasjen e vëllait të Marjanit. Policia ngriti dyshime se vrasja e 28-vjeçarit ka ndodhur për hakmarrje, pas zbardhur deri në fund motivet e krimit.
Njoftimi i policisë së Tiranës
Më datë 21.12.2016, rreth orës 20:30, në Unazë të Re, shtetasi M. L., ish-dhëndri i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, ish vjehrrin P. K., ish vjehrrën Q. K. dhe ish kunatin A. K. të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij konflikti është çështja e divorcit.
Punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.