Keqtrajtim, përdhunime, vrasje masive, janë gjëra që pothuajse çdo ditë ndodhin në Mosul. Zyrtarët e lartë të ISIS-it krijojnë “terror seksual”.
Ato femra që refuzojnë kërkesat e tyre ekzekutohen, kurse një femër që ka arritur t’i shpëtojë robërisë së tyre, ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar atje, transmeton Telegrafi.
“Kam gabuar kur kam thënë se bashkëshorti im ka qenë viktimë e terrorizmit. Më kanë rrahur dhe mbyllur në një hapësirë të ndotur dhe të mbushur me insekte e minj gjigant. Më kanë lidhur me zinxhirë dhe vazhdimisht më kanë përdhunuar”, thotë viktima e Shtetit Islamik, e cila në vend se të trashëgonte pensionin e bashkëshortit mbeti pa asgjë, me plagë që ndoshta kurrë nuk do t’i shërohen plotësisht.
Ajo ka mbetur shtatzënë, dhe duke marrë parasysh faktin se është shtatzënë, nga frika e madhe nuk është larguar nga Mosuli duke menduar se njerëzit do të dyshojnë se me kë ka mbetur shtatzënë.
“Jam martuar me një pjesëtar të Shtetit Islamik. Prindërit e mi kanë hequr dorë nga unë, kurse fëmijët mi kanë marrë. Plot tri vite nuk e kam parë asnjërin prej tyre”, thotë njëra nga viktimat e shumta të Shtetit Islamik.
“Në fillim më kanë premtuar gjithçka dhe mbrojtje, por kur morën kontrollin mbi qytetin gjithçka ndryshoi. Ato që kanë refuzuar martesën me xhihadistët janë ekzekutuar në mënyrën më brutale të mundshme”, ka deklaruar një 13-vjeçare.
“Gjithmonë kam ëndërruar të vazhdoj shkollimin, por erdhën xhihadistët dhe babai më martoi. Nuk kemi dashur të ndodh kjo, por thjesht na kanë detyruar”, thotë kjo viktimë.
Që të dy këto femra kanë arritur t’i shpëtojnë kthetrave të ISIS-it, por fatin e njëjtë nuk e kanë pasur shumë femra tjera. /a.m.