Dy automjete janë përplasur midis tyre në aksin rrugor Tiranë-Durrës duke sjellë kaos në qarkullimin e mjeteve.
Njëra prej makinave të përfshira në aksident mësohet se ka dalë nga rruga.
Nuk ka ende të dhëna për gjendjen shëndetësore të personave që udhëtonin në këto mjete.
Ndërkohë, si pasojë e derdhjes së vajit në rrugë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit./a.m.