Plot 8.5 ton kafe janë sekuestruar nga policia në aksin Kukës – Kalimash.
Informacionet e para flasin për sasinë e madhe të kafesë e cila cilësohet si kontrabandë.
Sipas Policisë, kafeja po transportohej me një fugon me targa AA 396 JK ndërsa drejtuesi i tij, Besmir Muja, është shpallur në kërkim.
Dyshohet se kafeja vinte nga Kosova drejt Tiranës.