“Aleanca për Shqiptarët” ka pranuar ftesën e Ali Ahmetit dhe nesër do të merr pjesë në takimin me liderët, por nuk tërhiqet nga kërkesat e tyre që i kanë shprehur para elektoratit, dhe tani i kanë si kusht për negociata për formimin e qeverisë, transmeton Zhurnal.
Koalicioni Uniteti, RDK dhe partia e Zijadin Selës, ashtu si thonë ata, kanë një kusht shumë të rëndësishëm, ajo është se është e pamundur që të negocionohet me politikan të cilët janë të dyshuar për krim.
“Gjatë fushatës zgjedhore kemi thënë se nëse fitojmë shumicën e votave, Aleanca për Shqiptarët do ti ftoj të gjitha partitë shqiptare në negociata. Me atë qe fituam 40.000 vota, kemi fituar tre deputet, dhe nuk jemi në pozicion për ti thirrur partitë politike, prandaj do ta pranojmë ftesën e BDI-së dhe do të shkojmë në takim nesër me kërkesat dhe kushtet tashmë të njohura” tha Zulfi Ademi nga Uniteti.
Është e njohur se “Aleanca për Shqiptarët” kërkon që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë, ndarja e buxhetit që do të ndalojë eksploatimin e shqiptarëve, barazi e plotë.
Vesel Memedi, lideri i RDK-së konfirmon se do të marrë pjesë në takimin me Ahmetin, por thekson se nuk ka informacione të sakta se për çfarë konkretisht do të diskutohet, reflektoj Koha. (b.an)