Ditën e djeshme në San Benedetto del Tronto, rreth orës 14:00, policia italiane gjeti një person të gjakosur. Mësohet se i lënduari 46 vjeç, ishte dhunuar aq shumë në fytyrë saqë ishte i vështirë identifikimi i tij.
Ai i deklaroi policisë se gjatë një shëtitje në jug të zonës, ishte sulmuar barbarisht nga një shqiptar për arsye absurde. Ai tha se shqiptari i identifikuar si Vejsel Miftari, po shëtiste me një qen kone kur e rrahu.
Burri i dhunuar tha se qeni i shqiptarit ishte bërë agresiv dhe kjo me sa duket ishte arsyeja që shqiptari shpërtheu në dhunë. Shtetasi italian përfundoi në spital, ku iu nënshtrua shumë qepjeve në fytyrë. 29 vjeçari shqiptar u arrestua nga policia për kërcënim dhe lëndime trupore./noa/a.k