Zardhet ngjarja e ndodhur 4 ditë më parë ku mbeti i vdekur Punonjësi i Policisë së Burgut të Fushë – Krujës.
Gjendet i braktisur mjeti që shkaktoi aksidentin.
Shpallet në kërkim autori.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Efektivat e Policisë Ishëm, pas një pune hetimore intensive dhe kërkimeve të pandërprera në terren kanë zbuluar ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë, ku mbeti i vdekur një Punonjës Policie I Burgut të Fushë-Krujës, shtetasi V.D. 50 vjeç.
Në vijim të kërkimeve në një shtrirje të gjërë territoriale bëjmë me dije se në Shkafane, Ishëm është gjetur I braktisur mjeti që ka përplasur për vdekje shtetasin e mësipërm.
Mjeti është tip BMW, seria 5 E60 , me targa AA 903 OV.
Autori, I cili ka shkaktuar aksidentin është identifikuar nga uniformat blu dhe po punohet për kapjen e tij, konkretisht shtetasi:
• A.P. 27 vjeç, banues në Krujë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme./a.m.