Vendimi i përfaqësuesve egjiptianë mbërriti vetëm pak pasi Donald Trump e bëri të qartë kundërshtinë e tij për këtë rezolutë. Një zyrtar i administratës Obama tha për BBC se po konsideronin mundësinë e abstenimit, çka do të lejonte miratimin e rezolutës.
Por Izraeli, i mësuar me mbështetjen e përhershme të aleatit të ngushtë, Amerikës, kontaktoi ekipin e tranzicionit të Shteteve të Bashkuara duke i kërkuar që të ndërhyjë, siç bëri të ditur një zyrtar izraelit për agjencinë e lajmeve Reuters.
Rezoluta egjiptiane i kërkon Izraelit të ndalë ndërtimet e kolonive të reja, që siç thotë shkelinligjin ndërkombëtar. Ajo duhej të votohej në Këshillin e Sigurimit të enjten, por Egjipti u tërhoq disa orë para se takimi të niste. Shtetet e Bashkuara, që kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, e kanë mbrojtur Izraelin nga rezolutat dënuese, duke i rrëzuar ato.
“Izraelitët vlerësojnë fort një ndër shtyllat e marrëdhënieve me SHBA-në, gatishmërinë e Uashingtonit ndër vite për t’iu kundërvënë në OKB me veto rezoluta anti-Izrael dhe shpresoj që SHBA të mos e braktisë këtë qëndrim”, deklaroi Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu./