Ndonëse mund t’i doni kafshët, mund ta keni të vështirë t’i pranoni në krevat. Shumë prej jush kanë kafshë shtëpiake dhe i edukojnë sipas rregullave rigoroze, ndërsa të tjerë i shkelin herë pas here.
Një nga këto rregulla është dhe fjetja, por Living do të parashtrojë më poshtë disa arsye përse ky rregull nuk duhet të ekzistojë fare. Fjetja me qenin apo me macen ofron përfitime të shumta për shëndetin e përgjithshëm.
Ju mbajnë ngrohtë
Nxehtësia që lëshon gëzofi i qenve e i maceve do t’ju mbajë aq ngrohtë saqë do të përqafoni kafshët dhe jo partnerin.
Ju largojnë stresin
Emocionet e tyre, dashuria e pakushtëzuar dhe besnikëria e tyre do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të harroni çdo problem në momentin kur ju jeni me ata. Qentë mund të kuptojnë kur ju jeni nën presion, i trishtuar, apo të zemëruar. Ata do të bëjnë çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni më mirë.
Të bëjnë të ndjeheni më të sigurt
Kjo është jashtëzakonisht e dobishme për ata që jetojnë vetëm në shtëpi. Prania e qenit tuaj do të rritë shpirtin tuaj dhe të bëjë që ju të harrojmë për çdo gjë rreth jush.
Fjetja me qenin përmirëson humorin tuaj dhe cilësinë e gjumit. Vetëm duke dëgjuar frymëmarrjen e tij do të ndjeni qetësi shpirtërore./a.k