Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, do të shqyrtohet javën e ardhshme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Siç raporton Report TV, KQZ do të mblidhet javës tjetër ku do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë, si dhe ligjin e dekriminalizimit dhe roli i këtij institucioni, pasi ka ende paqartësi.
Konkretisht do të shqyrtohet nëse roli i KQZ do të jetë formal apo ky institucion do të duhet të verifikojë të gjithë dokumentacionin e Prokurorisë. Shqyrtimi i konstatimeve të Prokurorisë së Përgjithshme nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve bëhet për herë të parë dhe duke qenë se është një praktikë e re do të shërbejë edhe si standart për trajtimin e rasteve të tjera.
Në fillim të kësaj jave Prokuroria pas verifikimeve të kryera kërkoi heqjen e mandatit për të tre zyrtarët e lartpërmendur pasi rezultojnë se kanë fshehur precedentët e mëparshëm penalë./a.k