I pamëshirshëm kometi i zv.presidentit amerikan Jor Biden për kandidimin e Hillary Clinton. Ja çfarë i tha ai gazetës Los Angeles Times:
“Mendoj se Hillary Clinton nuk e kuptoi përse po garonte. Madje mendoj se për të ka qenë shumë e vështirë vendimi për të garuar”, tha Biden. “Ajo mendoi se nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të garonte. Mund të ishte e para femër që do të zgjidhej presidente dhe qe një angazhim i madh për të”, tha tha zv.presidenti amerikan.
“Clinton realisht nuk e kishte idenë përse po garonte. Ajo nuk arriti kurrë të krijonte një lidhje me votuesit dhe hallet e tyre të përditshme. Kjo padyshim i shkaktoi humbjen”, përfundoi Biden.