I dogji makinat ish të dashurit, burg për 23-vjeçaren. Gjykata e Tiranës vendosi 28 muaj burg për 23-vjeçaren Desara Mancellari e cila më 2 Prill të këtij viti i dogji 4 automjete familjes së ish të dashurit të saj F. Papajani.
Pas 6 senacash, gjykata penale e Tiranës ka dënuar vajzën e cila po ashtu ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar uljen e dënimit me 1/3 dhe pse ishte nën akuzë për shkatërrim prone me zjarr. 23-vjeçarja u prangos nga policia e Tiranës dhe aso kohe gjykata e Apelit vendosi të caktojë ndaj saj masën e sigurisë hetim në gjendje të lirë me mbikqyrje elektronike.