Merr fund makthi i avionit libian dhe të gjitha pengjet janë liruar,konfirmojnë mediat.
Avioni me 118 persona në bord u detyrua të ndalojë në Maltë pasi dyshohej se ishte rrëmbyer nga dy persona të cilët kërcënonin se kishin një bombë në dorë. Avioni libanez Airways A320 do të kryente një linjë të brendshme mes Sebha dhe Tripoli.Në bord ndodheshin 111 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Lajmi u bë me dije nga mediat vendase ndërsa kryeministri i Maltës Joseph Muscat shkroi në twitter se ndoshta bëhej fjalë për rrëmbim të avionit dhe në vendngjarje po shkojnë të gjitha forcat e sigurisë.Dy pengmarrësit u dyshuan se janë mbështetës të Gadafit personi që ka drejtuar Libinë për 42 vite i konsideruar diktator dhe thuhet se do t’i lirojnë pasagjerët nëse plotësohen kërkesat e tyre. Ndërsa mediat libiane shkruajnë se pengmarrësit kërkojnë që të lirohet djali i Gadafit, Saif al Islam Gaddafi i cili është i burgosur.
Por fati i Saif al Islam mbetet një mister pasi është liruar nga burgu në muajin korrik, por ende nuk ka asnjë të dhënë për të. Aeroporti Ndërkombëtar i Maltë ka konfirmuar në Tëitter se ka patur “ndërhyrje të paligjshme” në pistë. Ishulli i vogël mesdhetar i Maltës është rreth 300 milje në veri të bregdetit të Libisë./d.i/