Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur sot në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në afërsi të tregut Agro-Ushqimor. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:00, në autostradën Durrës Tiranë, në afërsi të tregut Agro -Ushqimor, drejtuesi i automjetit toyota, shtetasi G. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull rreth 60 vjeç, i pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme.
ma.me