Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka akuzuar deputetin Ben Blushi se i ka kërkuar disa herë favore për miqtë e tij, por një gjë e tillë është refuzuar dhe prandaj ai e sulmon atë dhe qeverinë.
“Ne e dimë mirë sa i dhimbset Blushit një qytetar i Elbasanit, ndërsa sa herë bënte takimet lante duart. Por unë e kam vënë re që na sulmon edhe për korrupsionin. E di unë, sa herë ka ardhur tek unë për të kërkuar favore për miqtë e tij dhe kur nuk i realizonte fillonte sulmet ndaj meje dhe qeverisë” tha Dako.
Por, kryebashkiaku theksoi më tej se në zgjedhjet e ardhshme, Durrësi do t’i japë një shuplakë Blushit dhe Bashës.
“Unë mendoj që ne duhet ti hedhim pas dhe të vazhdojmë rrugën tonë për të fituar zgjedhjet dhe besoj, që jo vetëm do ti fitojmë, por Durrësi do ti japë një shuplakë të madhe Blushit dhe Bashës” tha ai.