Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bishqem të Peqinit ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur si pasojë e përlasjes së dy automjeteve me njëra- tjetrën.
Mësohet se mjeti me targa TR 5813 U drejtuar nga shtetasi E.G, 30 vjecc banues në Elbasan është përplasur me mjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 338 FU drejtuar nga shtetasi Xh.D, 51 vjeN banues në Rrogozhinë. Përplasja ka qenë e fortë për pasojë ka lënë të lënduar 4 pasagjerët brenda dy mjeteve.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale për të zbardhur shkakun e aksidentit.