Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur sot në Asamblenë Kombëtare të PS për punën e policisë në këto 3 vjet të qeverisjes së kësaj maxhorance. Tahiri tha se rreth 23% e trupës së policisë është në procedim penal për shpërdorim detyre apo shkelje të ndryshme dhe theksoi se sot nuk ka më njeri të pakrekshëm.
“Përpjekja jonë për ta bërë vendin më të sigurt nuk kalon nga muskujt po nga mendja. Lufta kundër korrupsionit eshte puna jonë. Janë gati 23% e trupës së policisë në procedim penal. Mjafton kjo shifër për të kuptuar në çfarë niveli e gjetëm policinë nga njëra anë dhe nga ana tjetër cila është sfida jonë në vazhdim. Nuk ka një centimetër katror ku policia nuk shkel dhe nuk ka një njeri të vetëm që konsiderohet i paprekshëm”, deklaroi Tahiri.
ma.me