Një 59-vjeçar i cili po udhëtonte më biçikletë ka humbur jetën pasi u përplas nga një kamionçinë.
Nagjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier – Patos.
Agron Nuhaj, 61 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin me targa FR 2577 D, ka aksidentuar me vdekje Fatmir Lamajn 59 vjeç, banues në Mbrostar.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet proceduriale.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
shqiptarja.com/d.i.