“28 ministrat e jashtëm të Europës, janë shprehur në deklaratën e vet në mënyrën më eksplicite se duke iu rikujtuar përfundimet e mëparshme të Këshillit, përfshirë ato të dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i 5 prioriteteve kyçe, duhet të garantohet përpara hapjes së negociatave.
Pra, Këshilli i Ministrave të BE deklaron se nuk janë garantuar zbatimi dhe po nuk u garantua zbatimi deklaron se nuk ka hapje negociatash. Nuk ka negociata. Harrojeni. Ata 100 mijë që janë në Europë janë një shqetësim madhor për Europën. Edhe Edi Rama që përpiqet të mashtrojë shqiptarët për të mos lexuar deklaratën e Këshillit të Ministrave, duke lexuar përgjysmë raportin e komisionit“, u shpreh Berisha.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur antikushtetues ligjin e Vetingut. 6 gjyqtarë votuan kundër kërkesës së PD ndërsa dy votuan pro. Që të dy gjyqtarët që votuan pro janë emëruar në fund të qeverisjes së PD në 2013. PD reagoi pas vendimit duke thënë se e respekton atë, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha vijon të mos thotë asnjë fjalë, duke heshtur. Berisha ka qenë sulmuesi më i ashpër kundër vetting-ut. Për këtë ai sakrifikoi edhe PD-në, duke e ekspozuar si një forcë politike kundër BE-së dhe SHBA-së. PD ka votuar kundër hapjes së negociatave Shqipëri- BE.
Me. Ar