Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se do të jetë e vështirë zëvendësimi i dyshes së suspenduar Diego Costa dhe N’Golo Kante për ndeshjen kundër Bournemouthit në “Boxing Day”.
Top-golashënuesi Costa dhe mesfushori Kante janë të suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë që morën në fitoren 1 me 0 ndaj Crystal Palacet të shtunën. Të dy do të mungojnë për ndeshjen e vikendit.
“Janë dy lojtarë të rëndësishëm, por ne jemi duke punuar mirë këtë javë që të gjejmë zgjidhje për të luajtur mirë dhe të vazhdojmë fitoret. Është test i mirë për ne mungesa e lojtarëve të rëndësishëm”, ka thënë Conte, përgatiti Express. (b.an)