Ngrihet Urdhëri i Psikologut që do të mbrojë kështu edhe këtë profesion, që të mos ushtrohet nga persona që nuk janë diplomuar për psikologji, apo punë sociale. Në aktiviteitn e mbajtur për këtë qëllim, në mjediset e Universitetit të Shkencave Sociale, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është shprehur se Urdhri i Psikologut do t’i japë fund gjithashtu, që profesionet e sociologut, punonjësit social apo psikologut të zëvendësohen si deri më tani, me punonjës të profesioneve të tjera, që nuk kanë patur diplomën e duhur në këto profile.
‘’Me urdhër të psikologut do të ketë një kriter përjashtues të momentit, nga tre kualifikme, bacholor, mater apo doktoraturë, mjafton të këtë dy prej këtyre dokumentave, dhe do të jenë pjesë e urdhrit nëse kanë një eksperincë 5-vjeçare’’, u shpreh Klosi.
Prani e psikologut, nevoja për psikolog është e domosdoshme për cdo problematikë të shfaqur në institucione, shkolla, kopshte apo qoftë edhe në familje. Pas mbylljes së regjistrimeve, në muajin janar të vitit 2017, brenda Urdhërit të Psikologut do të zgjidhen edhe forumet drejtuese.
ma.me