Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar në spitalin e Traumës efektivin e policisë të plagosur në Lezhë gjatë operacionit për arrestimin e një personi të armatosur që kishte grabitur një automjet.
Nikolin Gjergji ishte pjesë e patrullës që tentuan ndalimin e automjetit ku ndodhej i kërkuari Aldi Lleshaj, por ai hapi zjarr duke plagosur në kokë policin.
Pas disa orësh rrethim ai u plagos nga forcat RENEA dhe u arrestua./a.m.