Arrestohet shoferi i një autobusi i cili udhëtonte i vetëm. Bëhet fjalë për një 59-vjeçar i cili përplasi disa mjete të parkuara.
Theodhor Leku, banues në Elbasan u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin autobus tip “Reno” me targa AA 283 KZ, në rrugën “17 Marsi” ka përplasur mjetet e parkuara duke u shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal./a.m.