Këngëtarja Ledina Çelo kishte zgjedhur një veshje ndoshta të papërshtatshme për të prezantuar në Festivalin e Këngës në RTSH.
Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi dhe krejt transparent, duke mos i lënë vend imagjinatës e që padyshim shkaktoi reagime nga më të ndryshmet.
Ledina, sigurisht e hijshme dhe trup në formë, doli në skenën e madhe me këtë veshje, ndërkohë që aktori Gent Hazizi po sillte në kujtesë festivalet e shkuara, duke u ndalur specifikisht te veshjet e artistëve e këngëtareve.
Ai thumboi veshjet deri në fyt, të gjata, e madje edhe me mëngë që të mos kishe mundësi të shihje as krahët dhe hoqi paralelen me realitetin sot, duke sjellë shembull edhe Ledinën.
Ironizoi me humor duetin e saj me Luan Zhegun, “ai në djersë, gjithë kohën, shih si lëviz kjo, ku vete moj”.
“Çfarë të shoh, unë ty do të shoh në sy”- tha mes të tjerash ai.
Gjithçka u zhvillua dje në natën e parë të edicioni i 55-të i Festivalit të Këngës në RTSH. I konceptuar në 3 net, ky edicion do të sjellë shumë të reja, që nga zhvillimi në mesjavë, te pjesëmarrësit, të ftuarit, regjia, skenografia, prezantuesit etj.
Në garën e këtij viti marrin pjesë 24 këngëtarë e grupe, më së shumti të brezit të ri të interpretëve dalë nga “talent show” të ndryshëm të zhvilluar në Tiranë.
Edicioni i këtij viti mban emrat e Alfred Kaçinarit, Shpëtim Saraçit, Gent Rushit, Florent Boshnjakut dhe Bojken Lakos.
Regjia e Festivalit u është besuar dy regjisorëve të njohur nga Kosova, të cilët kanë edhe eksperienca të mëparshme në skenën e Tiranës, në Festivalin e RTSH-së e më së shumti në “Këngën Magjike”, Agron Vula dhe Astrit Idrizi.
Në një intervistë për “Panorama”, pyetur për eksperiencën e re si prezantuese e këtij edicioni dhe a i trembet mediave rozë, ajo theksoi “Jetova edhe unë pak në kohën e agresivitetit, por tani nuk kanë më çfarë të shkruajnë për mua… Jam shumë e hapur me ta”.