10.58/ Policia e Shtetit ka plagosur autorin e grabitjes dhe plagosjes së policit në Lezhë. Mësohet se ai nuk pranoi të dorëzohej dhe hapi zjarr ndaj policisë. Uniformat blu i’u përgjigjën me zjarr duke e lënë të plagosur 20-vjeçarin Aldi Lleshaj, autorin e plagosjes së policit. Mësohet se ai u transportua në spital.
20-vjeçari hapi zjarr ndaj policisë pasi efektivët u vunë në ndjekje të tij pas grabitjes së një automjeti tip “Porche”.
***
Grabitet nën kërcënimin e armëve të zjarrit një automjet në Lezhë. Ngjarja nbdodhi rreth orës 9.40 minuta në kryqëzimin e Rrugës së Kombit në autostardën Fushë-Krujë-Lezhë.
Sipas të dhënave bëhet me dije se gjatë ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe një polic. Bëhet fjalë për Nikolin Gjergjin i cili ndodhet në spital. Bëhet me dije se ai ka marrë një plumb në kokë. Sipas të dhënave grabitësi hapi zjarr sapo pa policët që ndodheshin në postbllok rreth 300 metra larg vendit të grabitjes së automjetit.
Në grabitje ka marrë pjesë 1 person. Forcat e policisë kanë nisur aksionin për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë: