Kryeministri Edi Rama do t’i përgjigjet të enjten në Kuvend thirrjes së 7 deputetëve për një interpelancë urgjente për çështjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
Kërkesa për interpelancë, e nënshkruar nga deputetë të të dyja palëve, ndërsa shpreh shqetësimin për shtyrjen “me afate të panjohura” të çeljes së negociatave, i kërkon kryeministrit më shumë informacion lidhur me veprimtarinë e qeverisë në këtë proces.
Seanca e sotme, e fundit për këtë sesion, ka një rend dite mjaft të ngjeshur, ku janë përfshirë për diskutim disa pr/ligje, ndërsa ceshtje të tjera janë shtyrë për sesionin e ardhshëm, mes tyre dekreti i Presidentit për ligjin e mbetjeve, për të cilin interesi është i lartë.
Ndër pr/ligjet e parashikuara ne punimet e sotme te parlamentit eshte ai “Për amnistinë”; pr/ligji “Për sigurimin e depozitave”, “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”, ratifikimi i marrëveshjes me SHBA-në për kontrollin e lëndëve narkotike, ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit” etj.
Rendi i ditës parashikon dhe votimin e disa pr/vendimeve, si ai për emërimin e kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurencës; zgjedhja e Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi; si dhe pr/vendimi “Për mbylljen e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi”.
E vecanta e seancës së sotme është fjala përshëndetëse që do të mbajë ne parlament Kardinali i Shqipërisë, Dom Ernest Troshani./a.m.