Inteligjenca është fleksibël dhe ka shumë gjëra të cilat mund t’i bëni që ta rrisni nivelin e saj dhe të jeni më praktik. Për të qenë më të zgjuar, mendja juaj ka nevojë për tri gjëra:
Të jetë e trajnuar për të menduar
Të keni shumë informacione
Të dini si të fokusoheni në një problem ose ide
P.sh, Thomas Edison, mundi të jetë i suksesshëm me elektrikë për shkak se:
Ishte i trajnuar për të menduar logjikisht
Ai dinte shumë për inxhinierinë elektrike
Fokusohej në zgjedhjen e problemeve
Ka disa gjëra që mund t’i bëni çdo ditë që të ju ndihmojnë të bëheni më të zgjuar.
Pini dy gota ujë brenda 30 minutave pasi jeni zgjuar
Pasi që keni qenë në gjumë për orë të tëra, trupi juaj nuk ka absorbuar ujë për 6-9 orë. Uji ju duhet për të filtruar trupin dhe e rrit aftësinë e mendjes për të kryer detyra.
Lexojeni një përmbledhje të një libri gjatë mëngjesit
Të lexuarit libra është gjë e mrekullueshme, por gjatë të ngrënit mëngjes lexoni dicka të shkurtë. Në vend se të lexoni gazeta apo artikuj që kanë pak impakt në jetën dhe inteligjencën tuaj, lexoni përmbledhjet e librave.
Dëgjoni dokumentarë
Edhe gjatë kohës kur jeni duke udhëtuar me autobus apo me biçikletë, ju mund ta shfrytëzoni për të dëgjuar dokumentarë dhe gjëra që kanë vlerë në inteligjencën tuaj.
Mos konsumoni shumë sheqer
Ju mund ta merrni në sasi shumë të vogla, ose nëse mundeni ta eliminoni fare. Por sido që të jetë, sigurohuni që gjatë kohës që ju duhet përqendrimi, të mos konsumoni sheqet për shkak se e ngadalëson funksionimin e shpejtë të trurit.
Luani video lojëra në vend se të shihni seriale dhe filma
Të shikuarit e televizionit është një aktivitet pasiv. Truri juaj merr informata, por nuk proceson interaktivitet. Studimet kanë treguar se edhe një lojë e thjeshtë, si Super Mario, ka ndikim në funksionimin e mendjes tuaj.
Kaloni kohë me njerëz më të zgjuar se ju
Të kaluarit kohën me dikë që e konsideroni më të mençur se ju, ju ndihmon të mendoni dhe ju mund të përfitoni shumë nga ta.
Bisedoni me njerëz që nuk pajtohen me mendimet tuaja
Rrini dhe shoqërohuni me njerëz që nuk pajtohen me ju në çdo temë. Të debatuarit me ta jua lejon që t’i konstruktoni argumentet tuaja.
Planifikojeni të nesërmen
Të planifikuarit të nesërmen, do ta filloni ditën me një plan. Kjo ua lejon që të punoni me më shumë produktivitet. Shumë njerëz janë të zënë tërë ditën, por në fakt nuk janë produktivë. Një pjesë e të qenit i mençur, përbëhet nga ajo se si i kryeni punët. Puna intensive është e lidhur ngushtë me punën e mençur.