Autoritetet gjermane janë vënë në kërkim të 23-vjeçarit tunizian Anis Amri, i cili është i dyshuari për sulmin terrorist ndodhur në tregun e Krishtlindjes në Berlin.
Dyshohet se ai është i plagosur pasi në kamionin e masakrës që la 12 viktima dhe 50 të plagosur janë gjetur shenja gjaku.
Por, identifikimi i autorit, ka vënë në vështirësi drejtuesit e shërbimeve sekrete që nuk mundën dot të parandalojnë sulmin, edhe pse autori njihej si kontigjent i rrezikshëm.
Ai ishte ndaluar plot 3 herë nga autoritetet gjermane dhe ishte lënë sërish i lirë. Në këto 3 raste, atij i’u gjetën 6 pasaporta me 3 kombësi të ndryshme. Përpos këtyre të dhënave, ai arriti të lirohej derisa kreu sulmin e rëndë terrorist./a.m.