Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Kukës, ka ndaluar shtetasin Naim Beluli, 45-vjeç, me detyrë inspektor trupë shërbimi në Pikën Kufitare Morinë.
Ndalimi i tij është bërë për shkak të dyshimeve të bazuara se ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 5.000 lekësh, prej një shtetasi nga Kosova, i cili po kalonte kufirin me mjetin e vet.
Ndalimi i shtetasit nga SHÇBA u bë në bazë të dyshimeve për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës./a.m.