Regjisori dhe aktori serb Emir Kusturica ka deklaruar sot se ka në plan për të përfunduar karrierën si aktor dhe s’do të marrë pjesë më në asnjë film.
Në një konferencë për shtyp në Moskë, në prezantimin e filmit të tij të ri “Në Rrugën e Qumështit,” ku luan aktorja italiane Monica Bellucci, Kusturica tha se ai nuk do të luajë në filma dhe se më shumë atij i përgjigjet të jetë regjisor filmi, raporton TASS .
“Ky film ishte shumë i vështirë për mua. Duke luajtur në të ishte një problem i madh. Të bësh aktorin dhe regjisorin janë dy gjëra të ndryshme. Kur kam shqyrtuar pamjet, kuptova se kjo është krejt ndryshe nga ajo që dua të bëj si regjisor “, ka thënë Kusturica.
Filmi “Në rrugën e qumështit”, një histori dashurie në kohën e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka marrë pjesë edhe në Festivalin e Filmit të Venecias, përgatiti Beta. (b.an)