Sulmi terrorist në Berlin përbën edhe një prej momenteve më të vështira për kancelaren Angela Merkel popullariteti i së cilës është në rënie të lirë.
“Zonja e hekurt” e Gjermanisë mund të japë dorëheqjen në një kohë kur protestat kundër saj janë përshkallëzuar. Ajo shihet si ëprgjegjësja kryesore për sulmin e Berlinit. Kjo pasi Merkel lejoi politikën e dyrve të hapura për emigrantët.
Dhe për ngjarjen e rëndë akuzohet pikërisht një emigrant nga Tunizia.
Sipas analistëve, tashmë merkel është para dy zgjidhjeve: të heqë dorë nga politikat e saj për emigrantët, ose të dorëhiqet nga posti./a.m.