Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç ka deklaruar se me mbylljen e kishës ortodokse serbe në Prishtinë është dërguar një mesazh i qartë se “kultura dhe feja e jonë nuk janë të mirëpritura në Kosovë”.
Sipas Gjuriçit në këtë akt fshihet në përpjekje për të fshirë plotësisht të gjitha gjurmët e ekzistencës së popullit serb në Prishtinë, ku, sipas tij ” deri në vitin 1999 kanë jetuar më shumë se 50.000 serbë”.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet ta lejojë uzurpimin me dhunë të kishave ortodokse serbe dhe simbolikisht të përfundojë spastrimin brutal etnik të serbëve nga Prishtina dhe është e pakuptimtë çdo përpjekje që në Kosovë e Metohi të krijohet të paktën embrioni i një shoqërie multietnike”, ka thënë ai, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova. (b.an)