Mëlçia duhet t’i kryejë më shumë se 500 funksione, çka e bën organin më të ngarkuar të trupit tuaj. Stili modern i jetës, ajri i ndotur, aditivët në ushqime dhe sasia e madhe e stresit do të vështirësojnë definitivisht punën e mëlçisë.
Kështu që, as nuk çudit fakti që mëlçia mund të bëhet më e ngadalshme, çka është faktor i shumë problemeve shëndetësore siç janë alergjitë, artriti, astma, era e keqe, sindroma e lodhjes kronike, dëshira për ëmbëlsira, depresioni, lodhja, dhimbja e kokës, hepatiti, tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, hipoglikemia, trashja, tretja e keqe, sëmundjet e lëkurës dhe çrregullimet hormonale, transmeton Koha.net. Sigurisht, ekzistojnë edhe faktorët tjerë që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve të përmendura, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vizitoni mjekun.
Gjëja më impresive te mëlçia është aftësia e saj për t’u rigjeneruar. Nëse në organizëm do të fusni materiet kyç ushqyese, ushqimin dhe bimët e shëndetshme, do të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm, por edhe shëndetin e mëlçisë. Forcimi i punës së mëlçisë është një nga mënyrat për të rritur energjinë, balancuar peshën dhe forcuar shëndetin e përgjithshëm.
Mëlçia kërkon sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve për të kryer funksionet e veta të shumta. Ushqimi juaj duhet të jetë i pasur me pemë, perime dhe fibra.
Mëlçia duhet të filtrojë aditivët e ushqimit. Eliminonin ushqimin e procesuar, ngjyrat artificiale dhe konzervansët për të lehtësuar punën e mëlçisë.
Hani shumë karota dhe rrepë të freskët të cilat do të ndihmojnë pastrimin e mëlçisë. Përveç kësaj, hani shumë ushqim të gjelbër sepse klorofili i cili u jep ngjyrën e gjelbër bimëve, ndihmon pastrimin e mëlçisë.
Provoni të hani gjatë ditës dy lugë fara liri. Ato do të ndihmojnë te filtrimi i hormoneve të tepërta. Farat e lirit dhe vaji i lirit do t’i ndihmojnë mëlçisë të kryejë funksionet e veta në mënyrë më efikase.
Në ushqimin e rregullt gjithsesi përfshijeni shafranin e Indisë, angjinarem, ose rrënjë të luleradhiqes. Nëse jeni shtatzënë apo merrni ilaçe, konsultohuni me mjekun para përdorimit të këtyre bimëve.
Reduktoni konsumimin e sheqerit të rafinuar dhe shmangni ëmbëltuesit artificialë.
Konsumoni qumështin e sojës, tofu dhe miso. Këto ushqime përmbajnë lecitinën, e cila i ndihmon mëlçisë të dekompozojë yndyrat dhe reduktojë kolesterolin. Lecitina po ashtu ndihmon të ulet tensioni i lartë i gjakut ashtu që relakson enët e gjakut dhe me këtë mundëson qarkullim më të mirë të gjakut.
Konsumoni shtesa kualitative të mineraleve dhe multivitaminave për të shmangur mungesat eventuale të mineraleve. Mëlçia varet nga shumë materie ushqyese dhe madje edhe mungesa e vogël e materieve ushqyese mund të jetë e dëmshme për shëndetin e mëlçisë.
Merrni 1000 deri 2000 mg vitaminë C në ditë, madje edhe nëse vitamina C është pjesë e multivitaminave që i merrni.
Hani shumë hudhër, qepë dhe brokoli sepse këto ushqime përmbajnë squfurin i cili është i nevojshëm që të rritet aktivitetit i enzimave që nxisin pastrimin e mëlçisë. Pa nivelin adekuat të squfurit, detoksikimi i trupit nuk mund të bëhet në mënyrë normale, çka do të thotë që shumë toksina në trupin tuaj mund të bëhen jashtëzakonisht të rrezikshme.
Shmangni të hani sasi të mëdha të shujtave dhe në vend të kësaj hani shujta më të vogla të përbëra nga ushqimi i cili tretet lehtë.
Hani perimet e përgatitura lehtë, sallatë me perime të pagatuara, pemësh dhe perimesh të hidhëta siç janë angjinarja, luleradhiqja dhe shpargu, transmeton Koha.net. Perimet e hidhëta janë të shkëlqyeshme për pastrimin e mëlçisë.
Hani fruta arrore dhe fara të plota, të pagatuara dhe pa kripë, për të marrë sasinë e acideve esenciale yndyrore.
Shmangni të hani ushqim të rëndë shumë të yndyrshëm sepse në këtë mënyrë krijoni edhe më shumë punë për mëlçi. Shmangni margarinën dhe vajrat komerciale, si dhe ushqimin i cili përgatitet me ta.
Shmangni të hani të paktën tri orë para gjumit për t’i mundësuar kohë të mjaftueshme mëlçisë për t’i kryer shumë funksione gjatë natës, që të mos jetë e ngarkuar me proceset tjera trupore siç është tretja, përgatiti Koha. (b.an)