Kujtim Çekani është një i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist. Po të shohësh faqen e tij të rrjetit social facebook do të shohësh dedikime dhe akuza të pafundme kundër regjimit komunist, njerëzve të regjimit. Madje ai shpesh cilëson si shpresë të madhe për këtë shtresë të masakruar gjatë regjimit komunist pikërisht Partinë Demokratike, të parën parti opozitare pas 45 viteve diktaturë e egër komuniste.
Por kohët e fuindit Çekanit i janë lëkundur bindjet, shpresat dhe ka një zhgënjim total nga PD. Arësyeja mes të tjerave ka të bëjë me mbajtjen në gjirin e saj të Kaç Islamit, komunistit të devotshëm siç e cilëson ai. Duke mos e përtypur ngjitjen e Kaçit në kupolën drejtuese të PD.
Kështu, pozitat e forta të Kaç Islamit në Partinë Demokratike, kanë shkatuar e vazhdojnë të shkaktojnë reagime shumë të forta të demokratëve por në mënyrë të veçantë të asaj pjese që i përket shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Çekani, i cili përmes profilit të tij në Facebook përcjell histori të dhimbshme nga e shkuara komuniste, ka reaguar konkretisht me një mesazh ku flet pikërisht për Kaçin dhe pozitat e tij të forta në PD. Me sa duket, ai është ngacmuar nga ndjekës të tij në facebook të cilët kanë vendosur t’i kthejnë “reston”, pasi Çekani ka shkruar shpesh për ata që ai i quan komunistë të PD-së…
Po citojmë postimin e plotë të Çekanit në rrjetin social:
Një sqarim për miqtë e mi në Facebook!
Unë dhe familja ime kemi vuajtur nga regjimi Komunist. Atë që kanë hequr prindrit e mi në atë regjim nuk do t’ia fal askujt. Nuk me intereson me cilën parti janë këta kriminele me PD-në apo me PS-në apo dreqin e mallkuar, për mua komunistët janë kriminelë dhe krimineli nuk ka as ngjyrë as flamurë. Në qoftë se dikujt i vjen keq që kriminelët e PD-së nuk duhen ngacmuar, ta dinë mirë që as që më bëhet vonë fare.
Sepse PD është ajo që më detyrohet më shumë se tek PS e dimë që janë kriminelë e qen bir qensh por PD që i besuam e investuam gjysmën e jetës dhe sot më mban Kaçin kordinator e sa e sa komunistë të tjerë . Armikun e dimë që e kemi armik po kur armiku të ulet këmbëkryq në shtëpi atij çfarë t’i bësh.
Behet edhe i parë shtëpie të merr edhe vendin. Kaçi deputet e ne në kurbet… në djall vaftë PD e PS. Kur dikush të vret shpresën të ka marrë jetën. Pra kujt nuk i pelqejnë shkrimet e mia është i lirë të largohet, unë nuk i lepihem vrasësve të familjes time.
ma.me