Shoferi polak i kamionit “Tir” me të cilin i riu pakistanez kreu sulmin terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, mesa duket ka luftuar deri në momentin e fundit të jetës së tij dhe ishte akoma gjallë në kabinë, në momentin kur autori rrëmbeu timonin dhe filloi masakrën. Në trupin e tij janë gjetur shenja të thella të prerash me armë të ftohtë. Këtë e bën me dije prestigjiozja gjermane “Bild” duke iu referuar burimeve të saj investigative.“Kemi të bëjmë me një betejë në kabine, shpjegon hetuesi. Terroristi e ka goditur disa herë me thikë 37 vjecarin polak, Lukasz Urban, pasi i rrëmbeu kamionin. Në një moment që kamioni ishte ndaluar atentatori e qëlloi shoferin edhe me një goditje pistolete për t’i dhënë fund dhe pastaj ia ka mbathur. Në gjermani dhe gjithandej jane ne kerkim te autorit dhe ka dyshime që ai është i armatosur dhe mundet ndërkohë te jete larguar nga vendi, pra nuk është më në Gjermani”. /ma.me