Një tjetër tragjedi ajrore në Kolumbi, ndonëse me përmasa më të vogla se ajo e çarterit bolivian që mbante në bord skuadrën e Chapecoenses.
Këtë herë është një Boeing 727-200, për transport mallrash, me gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, i cili do të fluturonte nga Puerto Carreno në Bogotá.
Avioni fillimisht nuk arriti të ngrihej në ajër në pistën 25, doli nga gardhi rrethues i aeroportit, më pas u ngrit në ajër por humbi lartësi dhe tri minuta më pas u përplas rreth pesë milje larg aeroportit.
Bilanci ishte katër të vdekur në vend dhe dy të mbijetuar, njëri prej të cilëve vdiq më pas në spital.
AviatonHerald/d.i.