Tifozëve Kuq e Zi u vjen keq se Paolo Tramezzani është larguar nga Kombëtarja shqiptare
Zëvendës trajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani ka shkëputur kontratën e tij me FSHF’në, pasi ka marrë drejtimin e skuadrës zvicerane, Lugano.
Tifozëve të Kombëtares u vjen keq që ai është larguar, por i dëshirojnë suksese në karrierën e tij prej trajneri.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë letrën e tyre:
“Paolo, nuk na vjen mirë aspak që nuk do të jesh më trajner i Kombëtares, por pavarësisht kësaj ne si Tifoza Kuq e Zi të urojmë jetë të gjatë dhe shumë suksese ne karrierën tënde si trajner. Ti do mbetesh përherë në kujtesën tonë si njeriu që me punë shumë e me fjalë pak na bëri ta jetojmë atë që e kishim ëndërruar prej brezash. Me punë e meritove respektin e tifozëve sepse respektin e dhe qysh prej ditës së parë kur erdhe në Shqipëri. Faleminderit për gjithçka që i dhe Kombëtares tonë. Me respekt Tifozat Kuq e Zi”, përgatiti ”Express”. (b.an)