Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez, ka “konfirmuar” kalimin e tij në Premier Ligën angleze pasi ka marrë vizën e Britanisë së Madhe.
Futbollisti është fotografuar në ambasadën britanike në Kolumbi dhe sipas “El Tiempos” ai ishte aty për të marrë vizën për të vazhduar karrierën nga janari në Angli.
Për Jamesin janë shprehur të interesuara shumë skuadra, në mesin e të cilave edhe Chelsea e Manchester Unitedi, por thuhet se vetë futbollisti dëshiron kalimin te “Blutë”, përgatiti Koha. (b.an)