Shefja e delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Aleksandra Gjuroviq thotë se pala serbe ia doli ta pengojë delegacionin e Kosovës të marrë pjesë në mbledhje, transmeton Koha.net.
Po kështu, sipas saj, delegacioni nga Kosova është penguar të propozojë dhe të nënshkruajë rezolutë në këtë organizëm të Këshillit të Europës.
Ajo, siç përcjell b92, ka sqaruar se delegacioni i Serbisë ka kërkuar nga kryetari Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Pedro Agramunte që propozimmemorandumi me të cilin Kosovës do t’i lejohej pjesëmarrja në mbledhje, të hiqet nga rendi i ditës të së AP-së të KE-së (16 dhjetor në Paris ) dhe se ky propozim është miratuar njëzëri dhe kështu Kosovës iu pamundësua pjesëmarrja .
“Edhe përkundër këtij vendimi, Shqipëria, Danimarka dhe Britania e Madhe kanë kërkuar që të votohet për memorandumin, 15 ishin kundër dhe vetëm 5 vende për”, ka thënë ajo e cila megjithatë ka shtuar se “lufta e Serbisë për interesat kombëtare nuk ka marrë fund”, përgatiti Koha. (b.an)