Projektligji i ri i hartuar në kuadër të reformës në drejtësi parashikon që dhuratat që merr presidenti në vizita zyrtare jashtë vendit bëhen pronë e shtetit.
News24 ka zbardhur ligjin e ri i cili parashikon në nenin 48 se dhuratat që i jepen presidentit nga delegacionet apo në udhëtime jashtë vendit bëhen pjesë e shtetit, ruhen në muze, dhe kur janë me vlerë, i kalojnë Bankës së Shqipërisë.
“Neni 48
Dhuratat e pranuara nga Presidenti
Dhuratat e Presidentit të Republikës që janë marrë gjatë veprimtarive dhe vizitave të tij zyrtare në shtetet e huaja, si dhe dhuratat të cilat janë dhënë nga përfaqësuesit e shteteve të huaja gjatë veprimtarive dhe vizitave të tyre zyrtare në Shqipëri janë pronë e shtetit shqiptar dhe mbahen në institucionin e Presidentit të Republikës. Këto dhurata, në varësi të llojit të tyre, mund të transferohen për ruajtje në muze, ndërsa dhuratat me vlerë mbahen në Bankën e Shqipërisë”.