Moti i kthjellët me vranësira kalimtare do të dominojë zonat veriore ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat qendrore dhe jugore. Pjesa e dytë e ditës do të zhvendosë vranësirat kryesisht në ekstremet verior dhe jugor duke bërë kështu që e gjithë pjesa tjetër e territorit të dominohet nga moti i kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit në mëngjes do të pësojnë një rritje të lehtë duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga -4 në 16 gradë Celcius. Era do vijojë të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi juglindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.
Europa
Ishujt Britanikë dhe një pjesë e Europës Qendrore mbeten në kushtet e vranësirave dhe reshjeve të herë pas hershme të shiut e dëborës. Po ashtu, veriu i kontinentit do vijojë me vranësira kalimtare e reshje të pakta dëbore. Sërish, vendet mesdhetare dhe gadishulli i Ballkanit paraqiten në kushtet e motit kryesisht të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta./noa/a.m