Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të marrë si prova ndaj ish-deputetit Mark Frroku, dëshmitë anonime të ardhura nga Belgjika dhe që e implikonin Frrokun në vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitit 1999.
Gjatë seancës së të martës trupi gjykues i kryesuar nga Klorinda Çela, teksa administronte prova shkresore, refuzoi të marre si provë çdo dëshmi apo të dhënë nga persona anonimë të ardhura nga autoritetet belge.
Në kushtet kur prokuroria ka përfunduar marrjen e provave me dëshmitarë, rezulton se ne fashikullin e Gjykatës nuk është administruar asnjë dëshmi që implikon Frrokun për vrasjen në Belgjikë.
Edhe dëshmia e dhënë nga dy oficerët e policisë belge që erdhën dhe dëshmuan në Tiranë, u referohej pikërisht të dhënave dhe dëshmive anonime dhe mbeten në çmimin e Gjykatës se sa do të vlerësohen këto dëshmi për të provuar akuzën e vrasjes, shkruan tch.
Pas këtij momenti mjaft të rëndësishëm të këtij procesi, radhën e kanë avokatet mbrojtës për të paraqitur dëshmitarët dhe provat kundër Prokurorisë. Ish-deputeti Mark Frroku, përveç akuzës së vrasjes së Aleksandër Kurtit, akuzohet edhe për fshehje të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.