Ndonëse në shumë qytete shqiptare apo lagje të Tiranës kjo supermakinë mund të ishte toleruar pa gjobë, ndryshe ndodh në qendër të kryeqytetit.
Ky efektiv i Policisë Rrugore, mesa duket nuk ndikohet nga vlera qindra mijëra euro e Lamborghinit, por e gjobit atë për shkeljen që ka kryer, raporton Newsbomb.al.
Makina luksoze e pasanikut shqiptar është ndaluar përpara dy institucioneve të rëndësishme, Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme, dhe është gjobitur për mungesën e targave./a.k